mpij
Appearance
MPIJ kal.
- 1. Bëj që të mpihet (trupi a një pjesë e tij), e bëj të mos ndiejë më a t'i ndiejë fare pak ngacmimet e ndryshme, bëj që të humbasë ndjeshmërinë, e kthej në diçka si të ngrirë; e ngrij, e topit. Më mpiu krahun (këmbën). Ia mpiu duart ujët e ftohtë (akulli). Ia mpinë dhëmbët (pemët e papjekura). Ia mpinë krahun (këmbën) me gjilpërë (me ilaç). Ia mpinë vendin e plagës. Bën një të ftohtë që të mpin.
- 2. vet. vetv III. E bëj të humbasë aftësinë për t'u rritur e për t'u zhvilluar, e bëj të humbasë gjallërinë e njomësinë; e fishk (për bimët ose për pjesë të tyre). I mpiu farat (lulet, pemët) ngrica.
- 3. E bëj që të mos presë më ose të presë më shumë vështirësi, e topit (për tehun e një prese). E mpiu thikën duke prerë bukë të nxehtë.
- 4. fig. Bëj që të humbë aftësinë për të vetëvepruar; ia pres fuqitë, e bëj të humbë gjallërinë, hovin, vrullin, besimin etj.; e bëj të bjerë në plogështi, e ndrydh, e topit; paralizoj. Ia mpiu mendimin krijues. U ka mpirë energjitë. I kishte mpirë frika. Kërkonin ta mpinin jetën e organizatës.