Jump to content

mpihem

Nga Wiktionary

MPIHEM vetv.

  • 1. Nuk lëviz dot trupin dhe nuk ndiej me ngacmimet e ndryshme, e kam trupin si të ngrirë; humbas ndjeshmërinë në një pjesë të trupit (nga të ftohtët, nga një sëmundje a nga diçka tjetër); vet. veta III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Nuk lëviz, nuk punon dot (trupi a një pjesë e tij); me bëhet miza-miza trupi a një pjesë e tij ose nuk e ndiej më për shkak se janë ngathur përkohësisht nervat; është bërë tepër i ndjeshëm (nga ngacmimi pak a shumë i gjatë prej një ngacmuesi p.sh. nga diçka e thartë, e fortë, e ftohtë etj) sa nuk e prek dot (për dhëmbët, nofullat etj.). U mpiva i tëri. M'u mpi krahu (dora, këmba, trupi). I janë mpirë gjunjët. U mpi gjithë ditën jashtë. Iu mpinë dhëmbët (nga pemët e papjekura).
  • 2. vet. veta III. Humbet aftësinë për t'u rritur e për t'u zhvilluar, humbet gjallërinë e njomësinë; fishket (për bimët dhe për pjesë të tyre). U mpinë farat. U mpi gruri. U mpinë gjethet. U mpi lulja.
  • 3. vet. veta III. Nuk pret më ose pret me shumë vështirësi, topitet (për tehun e një prese). U mpi thika (sëpata).
  • 4. fig. Humb aftësinë për të vetëvepruar; më priten fuqitë, humbas gjallërinë, hovin, vrullin, besimin etj.; vet. veta III. bie në plogështi, topitet, ndrydhet, ngrin; paralizohet. U mpinë nga frika. Pse je mpirë kështu? Iu mpi mendimi. Iu mpinë fuqitë. Iu mpi truri.
  • 5. Pës. e MPIJ.
  • Kur s'ha kumbulla, s'të mpihen dhëmbët (dhëmballët) fj.u. pa bërë gjë s'ke pse të shqetësohesh, s'ke pse të kesh frikë (i thuhet zakonisht dikujt që ka bërë një faj a gabim, por shtiret sikur nuk është fajtor). Djemtë (fëmijët) hanë kumbulla (thana), pleqve u mpihen dhëmbët iron. njëri bën një veprim dhe dikush tjetër shqetësohet pa nevojë për të.