Jump to content

mosmarrëveshje

Nga Wiktionary

MOSMARRËVESHJE f.

  • 1. Mungesë marrëveshjeje, mospajtim a mospërputhje mendimesh, pikëpamjesh, qëllimesh, veprimesh etj. ndërmjet dy a më shumë njerëzve, palëve etj.; përçarje, grindje. Mosmarrëveshje të mëdha (të papajtueshme). Mosmarrëveshje politike (ekonomike, ideologjike, parimore). Linden mosmarrëveshje. I zgjidhën mosmarrëveshjet. S'ka mosmarrëveshje.
  • 2. Kuptimi jo i plotë, jo ashtu si duhet ose i gabuar i diçkaje që thotë a që parashtron një tjetër, keqkuptim. Një mosmarrëveshje e vogël. Këtu ka (duhet të ketë) ndonjë mosmarrëveshje.