monizëm

Nga Wiktionary

MONIZËM m. filoz.

  • Doktrinë filozofike, e cila pohon se bota dhe të gjitha dukuritë kanë vetëm një fillesë a bazë, materien ose idenë; kuptimi i botës sipas kësaj filozofie; kund. dualizëm. Monizmi materialist doktrinë filozofike, e cila pohon se bota ka si fillesë, si bazë të vetme materien. Monizmi idealist doktrinë filozofike, sipas së cilës gjoja bota ka si fillesë, si bazë të vetme idenë, shpirtin.