miting

Nga Wiktionary

MITING m.

  • Mbledhje e gjerë, zakonisht në shesh të hapur, ku marrin pjesë shumë veta dhe ku mbahen fjalime, përkujtohet dikush a diçka, flitet për çështje të mëdha me karakter politik, shoqëror etj. Miting i madh (i gjerë, popullor). Miting i përmortshëm. Miting proteste. Sheshi i mitingjeve. Dolën në miting.