mirëpres

Nga Wiktionary

MIRËPRES kal.

  • 1. E pres mirë e me kënaqësi dikë, sillem me të në mënyrë të njerëzishme, e pres me gjithë zemër dhe e nderoj si mik. I mirëpret miqtë (shokët). Populli i mirëpriste partizanët. E mirëpriti si motra vëllanë.
  • 2. E pranoj me kënaqësi e me dëshirë diçka, jap pëlqimin tim për të; e dua diçka të mirë e të dobishme dhe e pres me dëshirë. E mirëpriti ftesën (lajmin, njoftimin). I mirëpret vërejtjet (kritikat). E mirëpriti kërkesën e dikujt për diçka. Veprën e re (romanin e ri) lexuesit e mirëpritën.