minierë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MINIERË f.

  • 1. Gropë a pus që është gërmuar thellë në tokë për të nxjerrë minerale; vendi nën dhe ose në sipërfaqen e tokës ku nxirren minerale (së bashku me pajisjet e nevojshme); xehe. Minierë e nëndheshme (e hapur). Miniera e qymyrgurit (e hekurit, e bakrit, e kromit, e bitumit). Miniera e kripës. Miniera e Memaliajit (e Bulqizës). Punëtor (teknik, inxhinier) minierë. Puset e minierës. Ministria e Industrisë dhe e Minierave.
  • 2. fig. Burim shumë i pasur e i pashtershëm për diçka. Minierë të dhënash (njohurish, diturish). Është minierë e pashfrytëzuar.