milici

Nga Wiktionary

MILICI f.

  • 1. vjet. Organ i posaçëm në shërbim të regjimit fashist (në Itali para e gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në Shqipëri gjatë pushtimit fashist), që mbahej për të shtypur luftën çlirimtare të popullit kundër rendit në fuqi; trupat ushtarake që i shërbenin këtij organi. Milicia fashiste. Milicia pyjore (rrugore). Forcat e milicisë.
  • 2. përmb. Organe ndihmëse të policisë në disa vende të tjera; policia në disa vende. Oficer i milicisë.