meritoj

Nga Wiktionary

MERITOJ kal.

  • 1. Jam i denjë të nderohem e vlej të më jepet një çmim a një shpërblim, të më bëhet një vlerësim i mirë për sjelljen, për një punë, për shërbime ose për një veprimtari të caktuar. Meriton të lavdërohet (të dekorohet). Meriton titullin (gradën...). Meritoi flamurin (çmimin e parë). Meriton nderim. Meritoi notën dhjetë.
  • 2. Më takon të dënohem a të pësoj për atë që kam bërë. Meriton dënimin. Meriton përbuzjen (urrejtjen). Meriton të ndëshkohet rëndë.
  • 3. vet. veta III. Është i nevojshëm, duhet; ia vlen të tregohet kujdes e vëmendje a të bëhet diçka. Meriton kujdes (vëmendje). Meriton të studiohet (të shqyrtohet). Meriton përgjigje. Nuk meriton të merresh me të.