mburojë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MBUROJË f.

  • 1. Pjesë e armatimit në kohën e lashtë e në mesjetë si pllakë e rrumbullakët a katërkëndëshe prej metali, prej druri a prej lëkure, që e mbante luftëtari me dorën e majtë përpara për t'u mbrojtur nga goditjet e kundërshtarit; shqyt. Mburojë bakri (bronzi, lëkure). Mburojë me stemë (me zbukurime).
  • 2. Pllakë prej metali në pjesën e përparme të topit ose të mitralozit të rëndë, që shërben për t'u mbrojtur nga predhat e kundërshtarit.
  • 3. Ledh me dhe, me thasë rëre ose me diçka tjetër, i ngritur përpara pozicionit të luftëtarit për t'u mbrojtur nga predhat ose nga sulmet e armikut; fortifikatë. Mburojë me plisa.
  • 4. Samari i disa kafshëve ose gualli i disa kandrrave. Mburoja e gaforres. Mburoja e breshkës.
  • 5. fig. Ai që mbron e përkrah dikë a diçka, mbrojtje; mbështetje e sigurt. Mburojë e fortë (e sigurt, e çeliktë). Mburojë e lirisë (e socializmit). Mburojë e qytetërimit. Është bërë mburojë. I qëndron mburojë.