mbikëqyr

Nga Wiktionary

MBIKËQYR kal.

  • 1. Vëzhgoj me kujdes lëvizjet, veprimet a sjelljen e dikujt, që të kryejë detyrën, të zbatojë porositë, të mos shkelë rregullat e udhëzimet, të mos bëjë dëme e veprime të tjera të ndaluara, të mos pësojë ndonjë të keqe etj.; kujdesem për dikë; mbaj nën mbikëqyrje, ruaj. Mbikëqyrte fëmijët. Mbikëqyr të sëmurët. Mbikëqyrte të burgosurit. E mbikëqyrte me bisht të syrit.
  • 2. Ndjek me vëmendje e me kujdes një punë, një veprimtari etj., e kontrolloj që çdo gjë të bëhet në rregull, kujdesem për diçka; jam i ngarkuar të ndjek një punë a një çështje. Mbikëqyr punimet e një ndërtese. Mbikëqyr zbatimin e ligjeve. Mbikëqyr punën e sektorëve.