matur

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MATUR f. gjell.

  • Ëmbëlsirë e përgatitur me miell, sheqer, gjalpë ose vaj dhe me ujë në të njëjtën masë, që, pasi zihet, shtrohet në tepsi dhe piqet në furrë a në saç.


MATUR mb.

  • 1. Që i është përcaktuar madhësia, vëllimi etj., që është matur. Tokë e matur. Punë e matur.
  • 2. Që mendohet mirë para se të bëjë një punë a veprim ose para se të thotë diçka, që i peshon mirë veprimet a fjalët; i kujdesshëm; i urtë. Njeri i matur.
  • 3. Që është menduar e peshuar mirë që më parë, që është bërë me mend; që është karakteristik për një njeri të pjekur e të kujdesshëm, që shpreh maturi. Gjykim (vendim, veprim, hap) i matur. Qëndrim i matur. Sjellje e matur. Politikë e matur.