magje

Nga Wiktionary

MAGJE f.

  • 1. Enë e drunjtë si govatë, ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë; sasia e brumit sa nxë kjo enë; bukët që dalin nga ky brumë. Magjja e bukës. Një magje bukë. Zë brumë (gatuaj) në magje. Laj (gërryej) magjen.
  • 2. Govatë prej druri të njëjtë për të larë rrobat. Magje rrobash. Lanin në magje.
  • 3. Pjesë e mullirit të blojës, e dërstilës etj., që është si arkë a si govatë prej druri e ku bie mielli, dërstilet shajaku etj. Magjja e mullirit. Magje dërstile.
  • 4. vjet. Lundër.
  • E ka zënë magjja e kanë mbytur hallet e shtëpisë, ka barrën e shtëpisë mbi vete. I ka zënë magjja kokën është në hall të madh, është shumë ngushtë, e ka punën keq.