madhor

Nga Wiktionary

MADHOR mb.

  • 1. drejt. Që ka arritur moshën e caktuar nga ligji (rreth 16-18 vjeç) për të pasur të drejtat e detyrimet; i madh; kund. i mitur. Shtetasit madhorë. Në moshë madhore.
  • 2. usht. Që ka gradë të lartë (në ushtritë që kanë grada); epror. Oficer madhor oficer me gradë nga majori deri te koloneli. Shtabi madhor shtatmadhoria.
  • 3. Që ka vlerë a rëndësi shumë të madhe; themelor. Vepër madhore.
  • 4. libr. Që s'e kundërshton ose nuk e shmang dot, që nuk varet nga dëshira a nga vullneti ynë, që të detyron patjetër të sillesh a të veprosh në një mënyrë të caktuar. Fuqi (forcë) madhore. Shkaqe madhore. Për arsye madhore.
  • 5. fig. I lartë, i ngritur, që shpreh diçka madhështore. Ton madhor. Me nota madhore.