mërzitem

Nga Wiktionary

MËRZITEM vetv.

  • 1. Ndiej mërzi, kam mërzi, më vjen mërzi. U mërzit shumë. Mërzitet vetëm në shtëpi (pa punë, rrugëve). Pse mërzitesh? Mos u mërzitni! Nuk mërzitet fare nuk bëhet fare merak, nuk i bëhet vonë, nuk shqetësohet.
  • 2. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Bëhem i padurueshëm për dikë, aq sa të mos dojë të më shohë me sy, nuk më do a s'më duron dot, s'më pëlqen më. Mos i është mërzitur? Na është mërzitur ai njeri. M'u mërzit ajo gjellë.
  • 3. Pës. e MËRZIT.