mënjanoj

Nga Wiktionary

MËNJANOJ kal.

  • 1. Kthej dikë a diçka nga njëra anë ose nga njëri krah. Mënjanoj kokën nga e majta.
  • 2. Veçoj dikë a diçka nga të tjerët; e heq mënjanë, e lë mënjanë; shmang. Mënjanoj të sëmurët. E mënjanoi nga shoqëria.
  • 3. Marr masat e nevojshme për të larguar diçka të keqe a të dëmshme; shmang, largoj. Mënjanoj rrezikun. Mënjanoj të metat (gabimet). Mënjanoj pengesat.