mëhallë

Nga Wiktionary

MËHALLË f. bised.

  • 1. Lagje. Mëhalla e sipërme (e poshtme). Mëhallët e qyteteve (e fshatrave). E mori vesh gjithë mëhalla.
  • 2. Grumbull i madh, shumicë. Kishte një mëhallë fëmijë. U bënë një mëhallë njerëzish.
  • U bëfsh një mëhallë! ur. shih te BËHEM.