luks

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LUKS m.

  • 1. Shkëlqim i jashtëm i mjedisit, ku jetojnë të pasurit; mënyrë jetese e klasave dhe e shtresave të pasura në një mjedis të tillë me shpenzime tepër të mëdha e me gjëra të çmueshme, me veshje e me stoli shumë të shtrenjta etj. Luks i madh (i tepërt). Luksi i perandorëve (i borgjezëve). Gjëra (sende) luksi. Rronte (jetonte) në luks (në mes të luksit).
  • 2. përd. ndajf. bised. Me sende, veshje e stoli tepër të shtrenjta, që bien në sy me shkëlqimin, madhështinë e bukurinë e tyre. Ishte veshur luks. E kishte pajisur shtëpinë luks.