Jump to content

luhatje

Nga Wiktionary

LUHATJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LUHAT, LUHATEM. Luhatja e trupit. Luhatja e barit.
  • 2. Lëkundje sa nga një anë në anën tjetër; lëvizje e vogël jashtë qëndrimit të zakonshëm, që shkaktohet kur i biem pak diçkaje. Luhatje e vogël. Luhatjet e thuprës së çelikut. Ushtrime në unaza me luhatje.
  • 3. kryes. fig. Ndryshime që vihen re në kuptimin e në zbatimin e një udhëzimi, vendimi etj. për shkak se ata që e zbatojnë nuk e njohin mirë e thellë përmbajtjen e tij ose për shkak se vetë udhëzimi ka diçka të paqartë. Luhatjet në drejtshkrim. Luhatje në interpretimin e një rregulloreje.
  • 4. fig. Qëndrim i lëkundshëm e i pavendosur, paqëndrueshmëri; mëdyshje. Luhatje në mendime. Ka luhatje.
  • 5. fig. Lëvizje a ndryshim brenda disa caqeve, lëkundje. Luhatje të vogla. Luhatjet e kohës (e klimës). Luhatjet e temperaturës. Luhatjet e çmimeve.