luftarak

Nga Wiktionary

LUFTARAK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me luftën, që lidhet me luftën ose me kërkesat e saj, i luftës; që bëhet për luftë ose si në luftë. Arti luftarak. Detyrë luftarake. Përgatitje (stërvitje) luftarake. Veprime luftarake. Gatishmëri luftarake. Alarm (urdhër) luftarak.
  • 2. Që i shërben ushtrisë dhe luftës, që është bërë për t'u përdorur në luftë; ushtarak. Anije luftarake. Aviacion (aeroplan) luftarak. Predhë luftarake. Mjete (teknikë, makinë) luftarake. Bazë detare luftarake. Lëndë helmuese luftarake. Kompleti luftarak pajisjet e ushtarit.
  • 3. Që lufton me këmbëngulje e deri në fund për të kryer detyrat dhe i kapërcen me guxim pengesat e vështirësitë; që karakterizohet nga lufta e ashpër dhe e vendosur për një çështje, i gjallë, i zjarrtë; që është tipar dallues për luftëtarin e paepur. Njeri luftarak. Mbledhje luftarake. Qëndrim luftarak. Me vrull (me shpirt) luftarak. Miqësi luftarake.
  • Fletë luftarake shih te FLETË,~A 2.