llokum

Nga Wiktionary

LLOKUM m.

  • 1. Ëmbëlsirë e butë që bëhet me niseshte e me sheqer ose edhe me arra a me bajame dhe që ndahet në copa të vogla me trajta të ndryshme; një copë prej kësaj ëmbëlsire. Llokum me arra (me bajame). Llokum bajamesh llokum që bëhet me brumë bajamesh të shtypura. Kuti me llokume.
  • 2. spec. Copë e vogël nga një lëndë plasëse e butë. Llokum dinamiti. Vuri një llokum në vrimën e shkëmbit.
  • 3. përd. mb. Shumë i butë; shumë i majmë. Tokën e kemi llokum. Mishi ishte llokum.
  • Ia dha llokum në gojë dikujt ia bëri gati çdo gjë, ia krijoi të gjitha lehtësitë. E ka gojën llokum flet mirë e butë, është gojëmbël, është gojëmjaltë. Nuk hanë çdo ditë llokume nuk mund të ketë vazhdimisht të mira, festa e dëfrime; të mirat fitohen me punë e me përpjekje, jeta nuk është shesh me lule. Llokumja e hasmit (e armikut) e ka helmin brenda (të mbetet në fyt) armiku të merr me të mirë e të josh për të të dëmtuar; mos u beso lajkave e premtimeve të armikut!