liridalje

Nga Wiktionary

LIRIDALJE f.

  • Leja që u jepet ushtarëve për të dalë jashtë repartit ose nxënësve të konvikteve për të shëtitur në qytet në orë të caktuara a në ditët e pushimit. Letra (fleta) e liridaljes. Në kohën e liridaljes. Dy orë liridalje. Kanë liridalje. I dha liridalje. E la pa liridalje.