lezetoj

Nga Wiktionary

LEZETOJ kal.

  • 1. E bëj të shijshëm një ushqim, i jap diçkaje shije të mirë e të këndshme. Erëzat e lezetojnë gjellën.
  • 2. E bëj të këndshme diçka; i jap kënaqësi dikujt. Ia lezeton jetën.
  • 3. E bëj të hijshëm dikë a diçka, i jap një pamje të bukur, e hijeshoj, e zbukuroj. Rrobat e reja e lezetojnë shumë. Tufat e bagëtive (pyjet, brezaret) lezetojnë vendin.