lezet
Appearance
LEZET m.
- 1. Shije e këndshme, shije e mirë. Gjellë pa lezet. I jep lezet gjellës. Hëngri me lezet të madh.
- 2. Ëndje, kënaqësi. Ka lezet diçka është e këndshme, të kënaq. I ka hyrë lezeti dikujt për diçka ka filluar t'i pëlqejë diçka. Ia ndjeu lezetin diçkaje e provoi ç'të mira ka e ç'kënaqësi të jep. I doli lezeti diçkaje a dikujt nuk të jep më ëndje a kënaqësi, nuk të pëlqen më. I dha lezet kuvendit (bisedës). Na e tregoi me shumë lezet. Të ka lezet shpirti të kënaqet shpirti. Qofsh me nder e me lezet! ur. Vajtsh me shëndet e ardhsh me lezet! ur.
- 3. fig. Pamje e këndshme e dikujt a diçkaje ose përshtypje e mirë që të lë dikush a diçka, hije; hijeshi, bukuri. I kanë lezet gërshetat. I kanë lezet rrobat i rrinë bukur, i shkojnë mirë, i kanë hije. I ka lezet fjala (puna). Nuk i ka lezet të flasë kështu! nuk i ka hije të flasë kështu. Ia hodhi me lezet e mashtroi bukur, me shumë marifet. Është vajzë me lezet është vajzë e hijshme, e pashme. S'ka lezet ta zgjatim më këtë punë nuk është e hijshme, nuk bën ta zgjatim më.