lëvizës

Nga Wiktionary

LËVIZËS mb.

  • 1. Që lëviz, që vë në lëvizje diçka. Shkallë lëvizëse. Rrip lëvizës.
  • 2. fig. Që e shtyn të ecë përpara diçka, që sjell zhvillimin e diçkaje. Forcat lëvizëse të shoqërisë (të revolucionit).
  • 3. shih LËVIZSH/ËM (i), ~ME (e). Bibliotekë lëvizëse. Qendër lëvizëse.
  • 4. shih LËVIZOR,~E. Shkronja lëvizëse.