kushedi

Nga Wiktionary

KUSHEDI ndajf.

  • 1. fj. ndërm. Mbase, ndoshta, mundet. Mbledhja, kushedi, bëhet nesër. Merre, kushedi, të duhet. Kushedi, mund të vijë. Kushedi, mbase e pranon. Ndofta i mbushet mendja, kushedi.
  • 2. përd. pj. Përdoret për të shprehur dyshim, mosbesim a pasiguri, me kuptimin «vallë, pse vallë, për çfarë arsye». Kushedi pse s'erdhi. Kushedi pse iku. Kushedi pse i mbeti qejfi. Kushedi si do të jetë.
  • 3. Përdoret kur flasim për diçka që nuk dihet me përpikëri, është e papërcaktuar, e dyshimtë ose për diçka që nuk e njohim nga afër; s'dihet. Kushedi (se) ku është. Kushedi ku e ka fshehur. Kushedi me kë është takuar. Kushedi se ç'mendon ai. Kushedi ku i vete mendja. Kushedi kur ka ndodhur. Kushedi si do t'i vejë halli. Kushedi si do të marrë puna.
  • 4. Përdoret kur flasim për diçka të papërcaktuar, që është më e madhe, më e mirë etj. nga ç'kujtonim, në kuptimin «shumë, fort shumë, pa masë». Kushedi (se) kur shumë kohë më parë, dikur. Kushedi (se) sa i ka dhënë i ka dhënë shumë, pa masë. Kushedi (se) sa ka qarë ka qarë shumë. Kushedi (se) sa e ka pritur e ka pritur shumë. Kushedi (se) sa i bukur u bë u bë shumë i bukur. Kushedi (se) sa i ka dhembur i ka dhembur shumë. Kushedi (se) sa vjet vajtën vajtën shumë vjet. Kushedi (se) sa e mërziti e mërziti shumë.
  • 5. kryes. iron. Përdoret kur flasim për diçka që nuk del ose nuk është në të vërtetë aq e madhe, aq e mirë etj. sa pandehet ose sa thuhet. Kushedi se ç'na tha! Kushedi se ç'kujton! Kushedi se ç'bëri! Kushedi (se) çfarë! Kujton kushedi se ç'është!