kurrizor

Nga Wiktionary

KURRIZOR mb.

  • 1. Që i përket kurrizit, i kurrizit; që gjendet në kurriz ose në shtyllën e kurrizit (të njeriut a të kafshës). Pjesa kurrizore. Palca kurrizore.
  • 2. Që ka shtyllë kurrizore. Kafshë kurrizore.
  • 3. I përkulur dhe i dalë si kurriz, me kurriz; i mysët. Qelq kurrizor. Sipërfaqe kurrizore.
  • Shtylla kurrizore anat. shih te SHTYLL/Ë,~A.