kurdisur

Nga Wiktionary

KURDISUR mb.

  • 1. Që i është mbledhur zembereku, që është kurdisur, i ngrehur (për një orë, për një mekanizëm etj.); kund. i shkurdisur. Lodër e kurdisur.
  • 2. fig. bised., keq. I nxitur a i shtyrë nga dikush. Ishte i kurdisur.
  • 3. keq. Që është bërë me paramendim, i përgatitur a i sajuar që më parë për t'ia arritur një qëllimi të caktuar. Lojë e kurdisur. Mbledhje e kurdisur. Proces i kurdisur.
  • 4. muz., bised. I akorduar; kund. i shkurdisur. Vegla të kurdisura. Është e kurdisur.