kungulleshkë

Nga Wiktionary

KUNGULLESHKË f.

  • 1. bot. Lloj kungulli që bën kokrra të holla e të gjata si tranguj, me lëkurë të butë në ngjyrë të bardheme; kokrrat e kësaj bime, që përdoren për gjellë. Kungulleshka të mbushura (të skuqura).
  • 2. Shishe e vogël me bark të gjerë që përdoret për raki, për verë etj. Mbushi kungulleshkën.
  • 3. Luaj me kungulleshka: luaj me disa shokë të cilët emërtohen me një numër sipas radhës dhe përgjigjen shpejt, duke thënë një frazë të caktuar, sa herë që një tjetër ia zë në gojë numrin e tij, derisa njëri të ngatërrohet.