kundërsulm

Nga Wiktionary

KUNDËRSULM m.

  • 1. usht. Sulm që ndërmerret nga forcat mbrojtëse për të goditur armikun që sulmon ose për të ndaluar sulmin e tij. Kundërsulm i fuqishëm. Me sulme dhe kundërsulme. U hodhën në kundërsulm. Bëri disa kundërsulme.
  • 2. Veprim që ndërmerret kundër një veprimi tjetër; kundërveprim i menjëhershëm. U hodh në kundërsulm.