kundërshtoj

Nga Wiktionary

KUNDËRSHTOJ kal.

  • 1. I dal kundër dikujt (për një veprim të tij, për sjelljen, për një kërkesë etj.); nuk pajtohem me dikë dhe shprehem a veproj kundër tij nuk pranoj një vendim, një urdhër një udhëzim etj. dhe përpiqem ta hedh poshtë ose ta ndaloj. Kundërshtoi vendimin (propozimin, mendimin). E kundërshtoi me vendosmëri. Kundërshtojnë kolonializmin. Nuk e kundërshtoi të vëllanë.
  • 2. jokal. Nuk pranoj, jam kundër, shprehem a veproj kundër diçkaje. Kur ia thashë, nuk kundërshtoi. Pse kundërshton kot? Kurrë nuk kundërshton kurrë nuk thotë jo; pajtohet me çdo gjë.