kundërajror

Nga Wiktionary

KUNDËRAJROR m.

  • 1. Armë e rëndë, zjarri, me një grykë ose me shumë gryka, që shërben për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore a për qitje në ajër kundër aeroplanëve dhe parashutistëve. Shtie me kundërajror.
  • 2. usht. Ushtari që përdor këtë armë zjarri. Stërvitja e kundërajrorëve.

KUNDËRAJROR mb.

  • Që shërben për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore a për qitje në ajër kundër aeroplanëve e parashutistëve; që ka të bëjë me mbrojtjen nga sulmet ajrore. Artileria kundërajrore. Mitraloz kundërajror. Mbrojtja kundërajrore. Strehim kundërajror.