kukull

Nga Wiktionary

KUKULL f.

  • 1. Lodër fëmijësh, prej druri, prej gome, prej kartoni etj., që ka trajtë e fytyrë njeriu, me të cilën luajnë zakonisht vajzat e vogla. Kukull e madhe (e vogël). Kukull prej lecke. Luan me kukulla. Blej një kukull. Është si kukull është shumë e bukur.
  • 2. Figurë prej kartoni, prej druri etj., e cila paraqet një njeri a një kafshë, vepron në skenë duke u vënë në lëvizje zakonisht nga poshtë prej një njeriu të fshehur për të dhënë kështu një rol të caktuar. Teatri i kukullave.
  • 3. fig. Ai që sillet e vepron sipas vullnetit e dëshirës së dikujt, tjetër, ai që është vegël në duart e të tjerëve; qeveri a qeveritar i lartë që vetëm sa për sy e faqe ka në dorë pushtetin në një vend dhe mbahet në fuqi me ndihmën e të huajve të cilëve u shërben si vegël e verbër.
  • 4. Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit. Qeveri (regjim) kukull. Ushtarë (forca) kukulla.