kukudh

Nga Wiktionary

KUKUDH m.

  • 1. mit. Figurë e mitologjisë shqiptare që, sipas besimeve të kota, përfytyrohej si një burrë i shkurtër e me bisht, i cili dilte natën nga varri dhe shëtiste rreth e rrotull; lugat. U ngrit si kukudh. Doli si kukudh. U mblodh si kukudh.
  • 2. keq. Njeri i lig, njeri shpirtkeq, lugat. U hyri kukudhi në shtëpi. Nga na erdhi ky kukudh!
  • 3. fig. Frikë e përfytyruar, frikë e madhe pa asnjë arsye. I ka hyrë kukudhi.
  • 4. përd. mb. I shkretë, i mjerë, fillikat i vetëm e pa njeri. Mbeti kukudh.