kujë

Nga Wiktionary

KUJË f.

  • Klithmë e fortë që lëshojnë zakonisht gratë kur vdes një njeri a kur ndodh një fatkeqësi e madhe në familje, ulërimë. Qan me kujë. Zuri (vuri) kujën.
  • Me kujë e me bujë me zhurmë të madhe. Vë kujën nxehem dhe bërtas shumë; bëj shumë zhurmë për diçka.