kufitar

Nga Wiktionary

KUFITAR m.

  • 1. usht. Ushtar a ushtarak i reparteve të posaçme: që ruajnë e mbrojnë kufirin e shtetit; rojë e kufirit shtetëror. Kufitarët tanë (trima). Dita e kufitarit. Heroizmi i kufitarëve.
  • 2. Ai që banon brenda në një zonë kufitare.
  • 3. Ai që është në kufi me një tjetër, fqinji.

KUFITAR mb.

  • 1. Që i përket kufirit, i kufirit; që ruan e mbron kufirin, që ndodhet në kufi ose pranë kufirit shtetëror; që ndodh në kufi. Postë kufitare. Fshat (qytet) kufitar. Rreth kufitar. Zonë kufitare. Popullsia kufitare. Incident kufitar.
  • 2. Që ka kufi të përbashkët a që është pranë me një vend tjetër, fqinj. Shtete (vende) kufitare. Ara kufitare.
  • 3. Që tregon kufirin, që cakton a ndan kufirin; kufindarës. Vija kufitare.