kthjelltësi

Nga Wiktionary

KTHJELLTËSI f.

  • 1. Të qenët i kthjellët, vetia e diçkaje që është e tejdukshme dhe e kulluar. Kthjelltësia e ujit.
  • 2. Të qenët pa re e pa mjegull. Kthjelltësia e qiellit.
  • 3. fig. Të qenët i pastër, i dallueshëm ose i kuptueshëm, qartësi. Kthjelltësia e zërit. Kthjelltësia e mendimeve.
  • 4. fig. Të qenët i kthjellët, vetia e diçkaje që shpreh gëzim, kënaqësi e dëlirësi. Kthjelltësia e fytyrës (e syve).