kthim

Nga Wiktionary

KTHIM m. sh

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KTHEJ, KTHEHEM. Kthimi në atdhe. Rruga e kthimit. Gjatë kthimit. Ndeshja e kthimit. sport. ndeshja e dytë ndërmjet po atyre dy ekipeve, dy skuadrave, dy sportistëve etj., që kanë luajtur edhe një herë së bashku gjatë një kampionati, një gare etj.
  • 2. Udhëtimi që bëjmë kur kthehemi nga një vend. Biletë për vajtje e kthim. Kthimin s'e ndjemë fare.
  • 3. Çasti kur kthehet dikush a diçka. Kthimi i anijes në port.