kryqëzuar

Nga Wiktionary

KRYQËZUAR mb.

  • 1. Që është vënë kryq mbi një tjetër. Hekura (drurë) të kryqëzuar. Me duar (me këmbë) të kryqëzuara.
  • 2. hist. Që është mbërthyer pas një druri me krahë hapur si në kryq (sipas një mënyre të vjetër të dënimit me vdekje). Vdiq i kryqëzuar.
  • 3. biol. Që ka dalë nga kryqëzimi i kafshëve ose i bimëve të racave a të llojeve të ndryshme; që bëhet duke kryqëzuar kafshë ose bimë të racave a të llojeve të ndryshme; hibrid. Lopë e kryqëzuar. Bimë e kryqëzuar.
  • 4. usht. Që pritet me një tjetër. Zjarr i kryqëzuar.