krimbur

Nga Wiktionary

KRIMBUR mb.

  • 1. Që është mbushur me krimba, që ka zënë krimba. Djathë i krimbur.
  • 2. Që i ka hyrë krimbi dhe e ka ngrënë, që është gërryer nga krimbi; i kalbur, i prishur. Pemë të krimbura. Orendi të krimbura. Dhëmballë e krimbur.
  • 3. fig. Që i ka hyrë një sëmundje, e cila dalëngadalë e bren dhe i dobëson shëndetin; pa fuqi e pa shëndet; i kalbur. Njeri i krimbur.
  • 4. Që ka zënë lerë nga të palarët, që është fëlliqur shumë. Me një bluzë (me një fustan) të krimbur.
  • 5. përb. Që nuk vlen shumë, pa ndonjë vlerë të madhe, që s'ka shumë rëndësi, i parëndësishëm (për sende). U prishën për dhjetë lekë të krimbur. Bënë fjalë për një palë këpucë të krimbura.
  • 6. bised., keq. Me mendime të mykura, me koncepte reaksionare e me mbeturina mikroborgjeze; që ka marrë tatëpjetën, pa të ardhme; i kalbur, i mykur. Ca borgjezë të krimbur.
  • Ishte i krimbur në flori ishte shumë i pasur.