krijues

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KRIJUES m.

  • 1. Ai që krijon diçka të re që nuk ka qenë më parë, ai që ka bërë diçka të re; shpikës. Krijuesi i motorit me avull. Krijuesi i dramës (i romanit). Krijuesit e të mirave materiale. Populli është krijuesi i historisë.
  • 2. Ai që ka themeluar a ka organizuar diçka, themelues. Krijuesi i shtetit.
  • 3. Ai që ka edukuar dikë dhe e ka formuar nga pikëpamja e botëkuptimit, e moralit etj. Krijues i njeriut të ri.
  • 4. vet. nj. fet. Zoti, që sipas besimeve të kota fetare gjoja ka krijuar botën e njeriun.

KRIJUES mb.

  • 1. Që bëhet a që përdoret për të krijuar diçka të re që nuk ka qenë më parë; që lidhet me krijimtarinë në fushën e letërsisë ose të artit. Punë (veprimtari) krijuese. Aftësi krijuese. Forcë (fuqi) krijuese. Leje krijuese.
  • 2. Që krijon vepra në një fushë të caktuar të artit, të shkencës etj.; që merret me krijimtari letrare, artistike etj. Punonjës (shkencëtar) krijues.
  • 3. Që shënon a sjell diçka të re, që nuk mbetet vetëm tek e vjetra; që bëhet për të gjetur diçka të re, që përpiqet të gjejë rrugë a mënyra të reja. Mendim (zbatim) krijues. Në mënyrë krijuese. Zhvillim (diskutim) krijues.