krijimtari

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KRIJIMTARI f.

  • 1. Veprimtaria e gjallë e njeriut për të krijuar vlera materiale e kulturore në fusha të ndryshme të jetës, puna që bën njeriu për të shndërruar sendet e botës në vlera të reja të dobishme për shoqërinë; veprimtari krijuese. Në kulmin e krijimtarisë.
  • 2. Tërësia e krijimeve letrare, artistike a shkencore të një njeriu, të një grupi njerëzish ose të gjithë popullit. Krijimtaria letrare (artistike, shkencore). Krijimtaria gojore e popullit folklori. Shtëpia e kulturës dhe e krijimtarisë popullore.