krekë

Nga Wiktionary

KREKË f. bot.

  • Dru i vendeve të ngrohta, i ngjashëm me panjën, me lëvore të lëmuar në ngjyrë të kuqërreme, me gjethe të mëdha të ndara zakonisht në pesë pjesë, me lule të vogla, të blerta në të verdhë dhe me push, që bën fryte prej dy farash në ngjyrë të gjelbër dhe ka lëndë të fortë, e cila përdoret sidomos për të bërë vegla muzikore; krekëz. Kreka fletëvogël. Kreka fletëmadhe.