krasit

Nga Wiktionary

KRASIT kal.

  • 1. Pres degët e tepërta që i marrin ushqimin një peme dhe që nuk e lënë të zhvillohet mirë; pastroj kurorën e një peme nga degët e thata; shkurtoj degët a rrumbullakos kurorën e një peme. Krasit mollën (dardhën, ullinjtë).
  • 2. fig. bised. Vras në masë, korr; pakësoj shumë numrin e njerëzve a të kafshëve, dhjetoj. E krasitëm (armikun) me mitraloz.