krahasor

Nga Wiktionary

KRAHASOR mb. gjuh.

  • 1. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon krahasim, me një fjali drejtuese (për lidhëzat si, siç, sikur, sikurse, ashtu si, se, sesa etj.). Udhëz krahasore.
  • 2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe që shërben për të krahasuar një veprim, një dukuri a një gjendje me një tjetër (për fjalitë). Fjali krahasore.
  • 3. Shkalla krahasore: trajtë e mbiemrave cilësorë dhe e disa ndajfoljeve, që tregon shkallën më të lartë, më të ulët ose të barabartë të shfaqjes së cilësisë së një sendi a të një procesi në krahasim me një send a me një proces tjetër ose me po atë send a proces, por në rrethana të tjera.
  • 4. si em. ~E, ~JA f. Shkalla krahasore.