krahas

Nga Wiktionary

KRAHAS

I. ndajf.

  • 1. Për krahësh, duke kapur njëri-tjetrin nga krahët. Kapen (lozin) krahas.
  • 2. Përbri dikujt a diçkaje tjetër, në krah të njëri-tjetrit; pranë, afër. Ecin krahas. I rri krahas. Udhëtojnë krahas.
  • 3. Në kushte të njëjta me dikë a me diçka tjetër, në të njëjtën shkallë, me të njëjtin ritëm. I vë krahas. Punon krahas me shokët.
  • 4. Së bashku, në të njëjtën kohë me diçka tjetër. U shqyrtuan krahas të dyja çështjet.
  • 5. Baras, barabar, njëlloj. Shkojnë krahas përpara. Përparojnë krahas.

II. parafj.

  • 1. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon një njeri, një send ose radhën a vendin, përbri të cilit gjendet dikush a diçka; përbri. Ecnin krahas kolonës së ushtarëve. Krahas pallatit.
  • 2. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon punën a veprimin, i cili kryhet në të njëjtën kohë me një punë a veprim tjetër; përveç, veç. Krahas mësimit, merret edhe me sport.
  • 3. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon një njeri a një grup njerëzish, të cilët bëjnë një punë me të njëjtën cilësi ose me të njëjtin ritëm sikurse dikush tjetër. Punonte krahas shokëve.