krahëz

Nga Wiktionary

KRAHËZ f.

  • 1. Rrip, zakonisht prej llastiku, që kalon krahaqafë, për të mbajtur pantallonat; tiranda. Krahëza e majtë (e djathtë). Pantallona me krahëza. Vë krahëzat.
  • 2. etnogr. Mëngë e shkurtër, e shkëputur nga veshja, e qëndisur me ar a me vargje rruazash, që e vënë gratë për zbukurim mbi mëngën e këmishës së bardhë (në veshjet popullore). Qëndis krahëzën. Vë krahëzat.
  • 3. vjet. Litar i thurur prej lëkure bliri, që përdorej zakonisht për të ngarkuar dru në shpinë; litar drush. Krahëz e fortë (e trashë).