korpus

Nga Wiktionary

KORPUS m.

  • 1. libr. Ndërtesa kryesore në një grup ndërtesash; njëra prej ndërtesave, që janë ngritur në një shesh të përbashkët ose shumë afër njëra-tjetrës. Korpusi qendror i kombinatit (i fabrikës, i uzinës, i spitalit). Korpusi i universitetit.
  • 2. usht. Njësi gjitharmëshe që kryen veprime luftarake, operative e strategjike dhe që përbëhet nga disa divizione ose nga disa brigada. Komisari (komandanti) i korpusit.
  • 3. tek. Pjesa kryesore a trupi i një makine, i një mekanizmi etj. Korpusi i makinës. Korpus çeliku (hekuri).
  • 4. libr. Tërësia e veprave themelore që botohen në një fushë dhe që lidhen njëra me tjetrën. Korpusi i folklorit shqiptar.