korporatë

Nga Wiktionary

KORPORATË f.

  • 1. hist. Bashkim zejtarësh a tregtarësh të një vendi ose krahine në një organizatë për të mbrojtur më mirë interesat e tyre, esnaf (në rendin feudal). Korporata e zejtarëve (e tregtarëve).
  • 2. Organizatë e punonjësve të një profesioni për të mbrojtur interesat e tyre (në shoqërinë kapitaliste).
  • 3. ek. Shoqëri e madhe aksionare që krijohet nga bashkimi i kapitalistëve të mëdhenj për të siguruar sa më shumë fitime e për të nënshtruar aparatin shtetëror. Trustet dhe korporatat.
  • 4. në hist. Organe të krijuara nga regjimi fashist në Itali për t'u shërbyer monopoleve kapitaliste, duke u përpjekur të shuanin luftën e klasave e të siguronin pajtimin e bashkëpunimin ndërmjet sipërmarrësve e punëtorëve. Dështimi i korporatave fashiste.