komunikatë

Nga Wiktionary

KOMUNIKATË f.

  • 1. Njoftim zyrtar për çështje të rëndësishme kombëtare ose ndërkombëtare, që bëhet botërisht me anë të shtypit, të radios etj., kumtim. Komunikatë zyrtare. Komunikatë ushtarake. Sipas një komunikate.
  • 2. hist. Fletë e shtypur, nxirrej rregullisht gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ku jepeshin njoftime për luftën e popullit tonë kundër pushtuesve fashistë e kundër tradhtarëve të vendit dhe për luftën antifashiste të popujve të tjerë. Komunikatat e para. Shpërndarja e komunikatave.